7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kosova fiton medaljen e dytë të artë Olimpike, Basha dhe Rama gëzojnë për Nora Gjakovën: Yll, bravo

Më të lexuarat

Teksa Kosova ka siguruar sot medaljen e dytë të artë në Lojrat Olimpike të Tokios, pasi ka shkëlqyer me një tjetër xhudiste, Nora Gjakove, një urim ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në përmjet një postimi në Facebook, Rama i thotë “bravo” xhudistes kosovare.

“YLL Bravo Bravo Bravo #noragjakova #KampioneOlimpike #RESPEKT ” shkrua Rama.

Ndërkohë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha me anë të një postimi në Tëitter, ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë.

🇽🇰

“Gëzojmë për medalisten e artë🏅Nora Gjakovën dhe për Kosovën sepse ky nuk është vetëm një sport por një shtet që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare dhe na nderon të gjithëve! Historike! ” shkruan Basha.

Nora Gjakova fitoi medaljen e artën në kategorinë 57 kilogramë. Gjakova në finale u ndesh me francezen Sarah Leoine Cysiquen, të cilën e mposhti jo me pak vështirësi. /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit