5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Korrupsioni në qeveri”: Protesta të dhunshme në Turqi

Më të lexuarat

Protesta të dhunshme shpërthyen në Stamboll dhe Ankara pas publikimit të një materiali audio ku thuhet se është një bisedë mes kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe djalit të tij, e ndërsa flitet për miliona euro para të thata, që ndodheshin në banesë.

Kjo është zhvillimi i fundit në një hetim korrupsioni mbi çështjet financiare të ministrave të kabinetit të Erdogan që filloi më 17 dhjetor.
Djemtë e tre ish ministrave tani përballen me akuza për korrupsion, mitëmarrje dhe pastrimit të parave. Partia Popullore Republikane kryesore e opozitës pretendon se ka vërtetuar regjistrimet, por Erdogan e mohon këtë .
“Ky është një sulm i pabesë kundër Kryeministrit të Republikës Turke. Unë do të doja të theksoj se kjo nuk është një sulm kundër Rexhep Tajip Erdogan apo udhëheqësit të AKP. Ky është një sulm i pashpirt kundër kryeministrit të Turqisë” tha Erdogan në Parlament.
Kryeministri turk tani përballet me kërkesa në rritje për dorëheqjen e tij. Pavarësisht grindjes, çdo gjë varet në procesin e vërtetimit të regjistrimeve./oranews/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit