12.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Koreja e Veriut kërcënon Amerikën

Më të lexuarat

Shteti komunist ka kryer një test të ri ta raketës ndërkontinentale, e cila sipas prijësve të tij mund të godasë çdo cak në SHBA

Koreja e Veriut e ka lavdëruar testin e raketës më të fundit ndërkontinentale të saj – ICBM, duke e cilësuar si paralajmërim të qartë për SHBA-në.

Lideri i saj, Kim Jong-un ka thënë se testi tregon se të gjitha pjesët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të goditen në cdo moment, transmeton Klan Kosova.

Ky test vie tre javë pas testit të parë të këtij tipi rakete, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur akt i pamatur dhe i rrezikshëm i regjimit të Koresë Veriore.

Kina  e ka dënuar po ashtu këtë test, por ka kërkuar që të gjitha palët e përfshira të jenë të kujdesshme dhe të shmangin rritjen e tensioneve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit