14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Komisioneri i BE-së për financat, Mosvovici: Mund të arrihet marrëveshje me Greqinë

Më të lexuarat

Moscovici ka mbërritur në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e sotëm të Eurogrupit dhe me këtë rast deklaroi se bota pret zgjidhjen e çështjes greke dhe se zyrtarët evropian duhet të jenë në kulmin e detyrës.
 
Komisioneri për çështjet ekonomike dhe financiare të BE-së, Pierre Moscovici argumenton se marrëveshja për vazhdimin e ndihmës financiare ndaj Greqisë është e mundur, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Moscovici ka mbërritur në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e sotëm të Eurogrupit dhe me këtë rast deklaroi se bota pret zgjidhjen e çështjes greke dhe se zyrtarët evropian duhet të jenë në kulmin e detyrës.
 
“Greqia duhet të angazhohen për zbatimin e reformave në një periudhë të shkurtër, dhe më pas të planifikojë parashikimet afatmesme. Mbi këtë bazë, ekziston mundësia për të arritur marrëveshje, bazuar në propozimin e fundit grek”, tha Mascovici.
 
Udhëheqësit e Eurogrupit sot në ora 16:00 sipas kohës lokale do të takohen në Bruksel për të negociuar vazhdimin e ndihmës financiare për daljen e Greqisë nga kriza financiare. Qeveria greke të enjten paraqiti planin e tretë të propozimit për dalje nga kriza, i cili parashikon ndihmë financiare në vlerë prej 53.5 miliard euro dhe një numër të reformave ekonomike, të cilat u vlerësuan si “të pamjaftueshme” nga ministrat e Financave të Eurozonës në mbledhjen e djeshme të nëntë.
 
Shefi i financave austriake, Hans Jorg Schelling deklaron se ka mosmarrëveshje rreth shumë çështjeve dhe se negociatat do të jenë të vështira. Ministri finlandez i Financave, Alexander Stubb tha se propozimi grek nuk është i mjaftueshëm dhe se qeveria greke duhet të paraqesë një plan më specifike me afate dhe garanci të përcaktuara saktësisht.
 
Edhe ministri italian i Financave, Pier Carlo Padoan, nga Greqia pret lëvizje shumë më konkrete.
 
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, këtë mëngjes anuloi takimin e planifikuar për sot të samitit të liderëve të gjitha 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe tha se pas takimit të ministrave të Financave të Eurozonës, samiti do të mbahet vetëm nga 19 shtetet anëtare të Eurozonës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit