11 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Komentatori politik i CNN-it, Van Jones: ja pse muslimanët amerikanë janë komunitet model (video)

Më të lexuarat

Komentatori i njohur politik me pikëpamje liberale i CNN-it, Van Jones, duke folur për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen muslimanët amerikanë në periudhën post-Trump, tha se “tani kemi një situatë ku njerëz që janë gjeni në fusha të ndryshme, qofshin nga Pakistani, nga Indonezia, apo vende tjera, kanë frikë të vijnë këtu (në SHBA), dhe kjo po ndodh tani”.

Arsyeja për këtë sipas tij, është fakti se muslimanët kanë filluar të ndjehen jo të sigurtë, dhe kjo do t’i kushtojë SHBA-ve në aspektin ekonomik në planin afatgjatë.

“Nëse një familje muslimane vendoset në fqinjësinë tuaj, ju jeni njeriu më me fat në botë. E para e punës, gjasat për fëmijët tuaj që të bijnë në telashe janë minimale. Ata kanë nivelin më të ulët të kriminalitetit. Ata kanë nivelin më të lartë të sipërmarrjes. Ata kanë arritjet më të larta arsimore për gratë. Muslimanët janë një komunitet model”, tha Jones gjatë një emisioni televiziv Anderson Cooper 360 i cili u transmetua të enjten në kanalin televiziv CNN. /tesheshi.com/

https://www.youtube.com/watch?v=YH1q2A1ZM0A

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit