M. Edit Durham, shkruan më 1913:
“Në Shalë, myslimanët ose duhet të pagëzoheshin ose do të mbyteshin.
Një njeri nga Peja rrëfente:
“Çdo ditë telalli thërret nëpër rrugë: – Qeveria do të pushkatojë sot nja dhjetë vetë! Asnjëri nuk di se cilët janë këta njerëz dhe përse vriten. I shpiejnë përpara një grope që do të jetë varri i tyre. Pastaj 12 ushtarë shtijenë mbi ta derisa bien për dhe. Atyre u hidhet dheu përsipër, pa marrë parasysh se janë gjallë apo të vdekur. Njerëzit hidhen në ujin e akulltë të lumit, e pastaj detyrohen të qëndrojnë pranë prushit të zjarrit deri të kërkojnë mëshirë. Dhe çmimi për të gjithë këtë ishte të kthyerit në fenë e krishterë. Shumë nga këta që ishin pagëzuar në tmerr, vinin tek unë”.
E. Durham, më pastaj shkuran: “Në Shkodër mora lajme edhe më të këqia. Serbët e malazezët kishin kaluar kufirin shqiptar dhe kishin djegur krejt, të gjitha shtëpitë e fiseve të Gashit dhe të Krasniqes. Kjo ishte si hakmarrje për faktin se këto fise kishin strehuar dhe kishin mbajtur me bukë refugjatët e mjerë nga Gucia dhe Gjakova.(1)
Ndërkaq, një numër fshatrash shqiptare në afërsi të Prizrenit dhe të Gjakovës ishin djegur gjithashtu, dhe ata që kishin shpëtuar gjallë tregonin për dhunime të tmerrshme. Në një fshat vajzat i kishin kapur rob, dhe ua kishin dorëzuar ushtarëve, pastaj i kishin hedhur në fshatin që digjej.(2) Si duket fjala është për fshatin Bilushë.
Gazeta “Pravda” nr. 81 e vit. 1923, që dilte në Sarajevë, përkitazi me këtë thekson edhe këtë:
“… kolonizimi ka pasur sukses në luginën e Llapit…. sot turqit(3) po shpërngulën nga Llapi, që do të thotë se kolonizimi ka pasur sukses në atë trevë”.
Në ballë të këtyre armiqve të popullit tonë, qëndruan heroikisht nënat tona, ja se çfarë thonë në elaboratin voluminoz të Vasa Çubrilloviqit, me titull “Shpërngulja e Shqiptarëve” i 7 marsit 1937…:
“…politikën tonë të kolonizimit e mundi pjelloria e grave shqiptare”(4).
______________________
1. M. Edit Durham, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike, Romë, 1942, fq. 241 (gusht 1913).
2. M. E. Durham, botuar në Brenga e Ballkanit, Tiranë, 1991, fq. 274.
3. Turqit, kanë për qëllim shqiptarët e besimit Islam, narrativë e njejtë me lëvizjet anti islame në Kosovë, të cilët popullin shqiptar me mi 90% musliman, e po e quajnë turq.
4. AVII B, Arhiv bivse jugoslovenske vojske, nr.2, f.4, k.69; AK P, XXVII/k.2-31-1937. E.Sh.
/Baki Shala fb/
