Policia izraelite bastisi Xhaminë Al-Aksa pas namazit të sabahut dhe më pas ajo u tërhoq nga kompleksi Aksa. Policia izraelite filloi të marrë brenda të moshuarit dhe gratë të cilët kishin ardhur në Xhaminë Al-Aksa për namazin e xhumasë. Ndërkohë hyrja në Xhaminë Al-Aksa u ndalua në disa dyer për të rinjtë palestinezë.
Kolonët e paligjshëm izraelitë mëngjesin e sotëm bastisën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Agjencia shtetërore e lajmeve Wafa tha se dhjetëra kolonë të paligjshëm izraelitë organizuan rituale talmudike brenda kompleksit nën mbrojtjen e forcave të ushtrisë izraelite.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën Mali i Tempullit, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.
