10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Klosi takon ministrin kuvajtian Al-Jabri

Më të lexuarat

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, thuhet se kjo vizitë realizohet në kuadër të 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Kuvajt

TIRANË (AA) – Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Shqipërisë, Blendi Klosi, priti sot në një takim ministrin kuvajtian të Vakëfeve dhe Çështjeve Bashkiake, Mohammad Nasser Abdullah Al-Jabri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, thuhet se kjo vizitë realizohet në kuadër të 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Kuvajt, dhe në kudër të nisjes së disa projekteve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Mes dy ministrave u fol për projektet e përbashkëta mes dy shteteve, ku përpos hapjes dhe ndihmës për qendrat për njerëzit në nevojë, qeveria e Kuvajtit po mbështet edhe fuqizimin e arsimit profesional në vend. Mbështetja për qendrat e formimit profesional, kualifikimi i punonjësve për tregun e punës së të dyja vendeve, mundësia e financimit të hapjes së një shkolle turizmi nga qeveria e Kuvajtit ishin temë e diskutimit të dy ministrave dhe delegacioneve shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se është biseduar edhe për projektet, të cilët synojnë përgatitjen e punëtorëve të kualifikuar shqiptar jo vetëm për tregun e punës në Shqipëri, por edhe për tregun kuvajtian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit