22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kinë, 33 të vdekur në dy aksidente

Më të lexuarat

33 persona e kanë humbur jetën në Kinë në dy aksidente rrugore, ndërsa tetë persona të tjerë janë lënduar.
Një autobus ka rënë në greminë në krahinën jugperëndimore të Guizhous, duke vrarë 21 persona dhe lënduar tre të tjerë.
Ndërkaq në krahinën veriperëndimore të Gansusë, një automjet i një ferme ka rënë poshtë një rrugë malore, duke vrarë 12 persona dhe lënduar pesë të tjerë.
Të dy aksidentet kanë ndodhur më 4 prill dhe po hetohen shkaktarët e tyre.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Kinë, veçanërisht në zonat rurale që janë shumë të ngarkuara, ndërsa rregullat e trafikut zakonisht injorohen.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit