10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kështu e mposhti dijatari i madh musliman logjiken e gabuar të një hebreu

Më të lexuarat

IBN HAXHER EL-ASKALANI ishte njëri prej dijetarëve të njohur e të shquar islamë.

Një ditë prej ditësh, derisa ecte në sheshin e qytetit, kaloi pranë një hebreu i cili ishte në gjendje të mjerueshme dhe me rroba të leckosura. Ibn Haxheri, ndërkaq, kishte veshur rroba të shtrenjta e të bukura.

Hebreu, sapo e pa dijetarin, i tha: “A nuk thotë i dërguari juaj: “Kjo botë është burg për besimtarin, kurse xhennet për pabesimtarin?””

Dijetari iu përgjigj: “Ashtu është! Të vërtetën e ka thënë i dërguari ynë (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë për të)”.

Hebreu i tha: “Atëherë, ti duhet të jesh në vendin tim, ndërsa unë në tëndin”.

Dijetari ia ktheu: “Gjykove gabimisht. Jeta ime e këtushme për dallim nga ajo e atjeshmja që më pret në xhennet është burg për mua, ndërsa jeta jote në këtë botë për dallim nga ajo që të pret në xhehennem është xhennet për ty”.

/Mësime frymëzuse 1/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit