20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Këshilli i Shkollës në Louisiana refuzon kërkesën e FETO-s për shkollë

Më të lexuarat

Në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aplikimi për shkollë të re nga ana e Shkollës së Shkencës dhe Teknologjisë Kenilworth që ka lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO, u refuzua nga Këshilli i East Baton Rouge Parish.

Në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aplikimi për shkollë të re nga ana e Shkollës së Shkencës dhe Teknologjisë Kenilworth që ka lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO, u refuzua nga Këshilli i East Baton Rouge Parish.

Sipas lajmit të medias lokale, aplikimi i Shkollës së Shkencës dhe Teknologjisë Kenilworth për të shtuar një ndërtesë gjimnazi në shkollën ekzistuese, u refuzua me unanim votash në një mbledhje të hapur për publikun nga ana e Këshillit të East Baton Rouge Parish.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në datën 11 dhjetor 2013 kishte bastisur shkollën në fjalë të FETO-s dhe kishte sekuestruar të gjitha dokumentet. Kishte filluar hetim në lidhje me marrëdhëniet tregtare por prokuroria federale Middle District e Louisianas që varet nga Ministria amerikane e drejtësisë, kishte mbyllur hetimin në datën 31 dhjetor 2015.

Shkolla që administrohet nga Shoqata e Arsimit Pelikan që i përket FETO-s dhe që është e hapur që nga viti 2009, sipas të dhënave të vitit 2015 të Drejtorisë së të Ardhurave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, merr 6 milionë dollarë në vit nga buxheti federal dhe shtetëror.

Kurse shkolla tjetër e FETO-s në Louisiana, Shkolla e Shencës dhe Teknologjisë Abramson që është hapur në vitin 2007, është marrë nga shoqata dhe është mbyllur në vitin 2011 nga Këshilli i Shkollës së Louisiana për shkak të pretendimeve për korrupsion, kushte dhe zbatime të papërshtatshme kundrejt fëmijëve të vegjël.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit