16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Këshillë për debatet

Më të lexuarat

Nga pasojat e rrezikshme të mospajtimit dhe përçarjes ishte edhe përhapja e debatave grindëse që nuk mbaheshin për sqarimin e të vërtetës dhe komentimin e saktë të fjalëve të All-llahut por për ti dal krah medhhebit të zgjedhur ose për të refuzuar opinionet e ithtarëve të shkollave kundërshtare.

Gazali duke shpalosur dëmet e këtyre debatave dhe moralin shkatërrues të cilin e shkaktojnë thotë: “Dije se debatat që mbahen për të triumfuar apo për t’ia mbyllur gojën hasmit duke promovuar superioritetin në vlerë, oratori dhe ndershmëri dhe për të përfituar pasues, është burimi i të gjitha cilësive të urrejtura nga All-llahu, cilësi të cilët i don armiku i All-llahut, Iblisi. Këto debate shkaktojnë edhe cilësi të paturpshmërisë të brendshme siç janë: vetpëlqimi, zilia, rivaliteti, vetlavdërimi që janë në nivelin e imoralitetit, akuzimit pa bazë, vrasjes, vjedhjes… nga veprat e jashtme.”

Debatet e lejuara fetarisht:

El Gazaliu vendos tetë kushte që duhet të plotësohen për të qenë debati i lejuar fetarisht. Ato janë:

– Dijetari që don të merr pjesë në debatë duhet t’i plotëson gjitha obligimet individuale që i ka (farzet ajn) (فروض الأعيان).

– Të jetë i bindur se nuk ka ndonjë obligim kolektiv (farz kifaje) (فرض الكفاية) më të rëndësishëm se debati në fjalë.

– Debatuesi duhet të jetë muxhtehid i cili pason të vërtetën e cila i qartësohet. Mukal-lidët që pasojnë një medhheb, nuk dalin nga suazat e medhhebit dhe përgjigjen me përgjigjet e medhhebit, pjesëmarrja e tyre në debate është e padobishme.

– Të debatohet për çështjet reale që kanë ndodhur apo që pritet të ndodhin së shpejti.

– Debati në vetmi është më i pëlqyeshëm se debati na prani të publikut.

– Debatuesi duhet të synon të vërtetën dhe të mos e refuzon të vërtetën të cilën e thotë debatuesi kundërshtar.

– Debati nuk duhet të pengon sqarimin e qëndrimit të tij dhe shpjegimin e gabimit eventual.

– Të debaton me njeriun prej të cilit pritet dobi jo me njeriu që është më poshtë se ai në kierarkinë e dijës

 

marrë shkurtimisht prej librit “Ihjau Ulumid Din”, Gazali, vëll.1, fq.45 

Ebu Hamid el-Gazali,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit