16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

KËSHILLA TË ARTA DHE MË REALE QË KAM LEXUAR RRETH 10 NETËVE TË FUNDIT TË RAMAZANIT

Më të lexuarat

1. Këto 10 netë të Ramazanit janë 10 netët më të mira të vitit . Çdo vepër që e bëni në këto netë shumëfishohet bujarisht nga Allahu i Lartësuar, andaj bëjani vetes kusht që nga tani t’i shtoni veprat dhe adhurimet. Mos humbisni kohë fare, nuk do të ndjeni aspak keqardhje e pendesë mbi veprat e mira që do t’i bëni, por do të pendoheni nëse nuk i shfrytëzoni. Nëse nuk keni bërë edhe aq vepra të mira në 20 ditët e para të Ramazanit, këtë mund ta bëni tani në këto 10 netët të fundit.

2. Mësojeni përmendësh këtë du’a [lutje] të veçantë – Përsëriteni shpesh këtë gjatë këtyre dhjetë netëve, siç Resulullahi (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) na e porositi ta themi:
ALLAHUMME INNEKE AFU’UN, TUHIB-BUL AFUE FA’FU ANNI
[O Allah! Ti je Falës, e do faljen, ndaj më fal mua!]

3. Kërkojeni Natën e Kadrit – Mos e mashtroni veten duke menduar se e dini saktësinë e Natës së Kadrit; mund të jetë në ndonjërën nga këto dhjetë netë. Vërtet dëshironi të rrezikoni sa ta humbisni shpërblimin e 1000 muajve të adhurimit?!
“Kush fal namaz në Natën e Kadrit me besim dhe me shpresë në shpërblim, do t’i falen mëkatet e mëparshme.” [Shënon Buhariu]

4. Përgatitni një listë të lutjeve dhe angazhohuni me to – Këto janë netët e pranimit të lutjeve, andaj lutuni për veten, familjen, vëllezërit dhe motrat tona të cilët janë duke vuajtur nëpër botë. Njerëzit për të cilët luteni do të përfitojnë nga lutjet tuaja, dhe edhe ju vetë do të përfitoni po ashtu.

5. Mundohu të flini një sy gjumë [të koteni] gjatë ditës ashtu që të jeni në gjendje ta adhuroni All-llahun gjatë natës.

6. Mundohuni t’i shmangni rrjetet sociale, më mirë përqendrohuni në adhurim, mos harroni, këto janë 10 netët më te mira te vitit. Shkëputuni nga rrjetet sociale dhe lidhuni me Allahun e Lartësuar.

7. Këndoni sa më shumë Kuran, lexoni përkthimin e Kuranit në qoftë se nuk e kuptoni, si dhe angazhohuni me dhikër, përmende Allahun sa te mundesh.

8. Jepni sadaka (lëmoshë) gjatë këtyre 10 ditëve dhe netëve, do të jeni të sigurt se sadakaja juaj ka për ta kapur Natën e Kadrit, natën më të vlefshme se 1000 muaj adhurim.

9. Motivoni të tjerët, familjen, miqtë që t’i marrin seriozisht këto 10 netë. Nëse dikush ju thërret ta “vrisni kohën” gjatë natës ju ftojeni atë që të fal namaz me ju, të lexojë Kuran dhe të lutet. Zgjojeni familjen tuaj për ta adhuruar Allahun së bashku. Me të vërtetë, i privuar është ai që e huq Natën e Kadrit dhe bekimet e Ramazanit.
Allahu e bekoftë kohën tonë dhe na mundësoftë që t’i korrim begatitë e Natës se Kadrit! O Allah, na e mundëso që veprat tona të mira të vazhdojnë edhe gjatë gjithë vitit.
Sulejman Salem

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit