Ki kujdes nga pozita dhe pushteti, sepse në shumicën e rasteve ajo është një humbje e madhe!
Nëse ngarkohesh me ndonjë post, atëherë ji i drejtë ndaj njerëzve!
Merr pranë vetes një vëlla i cili të këshillon dhe konsultohu me njerëz për çdo gjë!
Ruaju nga padrejtësia ndaj të tjerëve, ngase Ditën e Kiametit ajo do të jetë errësirë!
Ruaju nga ryshfeti1!
Kur të zgjedhësh dikë për zëvendës apo mëkëmbës, zgjidh më të mirin dhe më të dobishmin!
Lidershipin respektoje në çdo gjë të ligjshme dhe lutu për ta në të mirë dhe që të udhëheqin mirë!
Mos e lejo veten që të hysh te udhëheqësit e padrejtë (zullumqarët), përveç nëse ke ndonjë nevojë të domosdoshme!
Mos i ofro ndihmë në programin e tij udhëheqësit që thërret në gjëra të kota e as të padrejtit në padrejtësinë e tij!
Mos syno kënaqësinë e njerëzve duke hidhëruar Allahun, Krijuesin e gjithësisë!
Bëhu i drejtë dhe i qëndrueshëm dhe mos u frikëso nga kritikat e as mos kërko falënderim nga të tjerët!
Largohu nga dëshmia e rrejshme dhe mos e mbulo të vërtetën!
Autori: Ahmed Izzuddin El-Bejanunij
Përktheu: Mr Fehim Dragusha
_________________________________________________________________________________________________________________
(1) Si marrja e mitos ashtu edhe dhënia e saj janë të ndaluara. Për këtë arsye autori porosit të ruhemi nga ryshfeti, duke mos precizuar njërën anë, sepse që të dyja anët janë të ndaluara. Allahu na ruajttë nga kjo sëmundje shoqërore, e cila po merr përmasa çdo ditë e më shumë! (Sh. p.)
