26 C
Pristina
E martë, 11 Maj, 2021

Kërkohet debat urgjent për gjendjen në Universitetin e Prishtinës

Më të lexuarat

Gjendja e krijuar në Universitetin e Prishtinës, ka nxitur debate edhe në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët kanë kërkuar debat urgjent për gjendjen në Universitetin e Prishtinës, sidomos pas protestave që tash e disa ditë po bëjnë studentët para rektoratit, duke kërkuar dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini thotë se për gjendjen e krijuar në UP duhet debat.
“Ajo çka po ndodh është pasojë e falsifikimit të dijes në Kosovë, e falsifikimit të diplomave të doktoraturave fals, në një situatë ku njerëzit i shërojnë komplekset e veta duke marrë diploma falas. Te ne ndodh që doktorët e shkencës dhe mësimdhënësit nuk dinë shkrim dhe lexim”, ka deklaruar Gjini.
Grupi Parlamentarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq ka bërë kërkesë për debat në Kuvendin e Kosovës, lidhur me gjendjen në Universitetin e Prishtinës. Ky debat mund të zhvillohet javën e ardhshme./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit