6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

KEK-u akuzohet për mashtrim në tenderin 6.3 milionësh

Më të lexuarat

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) akuzohet se ka bërë shkelje të Ligjit të prokurimit, meqë ka rekomanduar për kontratë ofertën më të shtrenjtë për blerjen e mazutit, shkruan sot Koha Ditore.

 

Drejtuesit e KEK-ut dhe kompania fituese “Petrol Company” kanë hedhur poshtë pretendimet. Sipas tyre, oferta prej 6 milionë e 350 mijë euro ishte më e lira.

 

Mirëpo, kompania “Ex Fis” e ka kalkuluar ndryshe ofertën e “Petrol Company”, të cilën edhe e ka quajtur mashtruese. Sipas saj, 6.35 milionë eurove duhet shtuar edhe 10 për qind doganë, meqë mazuti i premtuar ka origjinë nga Bullgaria, vend anëtar i BE-së, përcjell koha.net. Kundërshtimin ndaj vendimit të KEK-ut, kjo kompani e ka bërë edhe tek Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP). (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit