22.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

KE: Maqedonia tu jep azil refugjatëve të ngecur në vend

Më të lexuarat

Maqedonia duhet tu jep azil refugjatëve që për momentin gjenden në territorin e saj, sepse këtë e kërkojnë rregullat ndërkombëtare për të cilat vendi jonë ka dhënë pëlqim dhe nënshkrim. Zëdhënësja e komisarit evropian për migracion dhe punë të brendshme, Dimitris Avramopoulos deklaroi për NOVA se Maqedonia duhet të fillojë ti shqyrtojë kërkesat për azil të refugjatëve që gjenden në territorin e saj.

Ata persona që kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare duhet tu jepet azil në Maqedoni dhe vendi duhet të përpiqet tu sigurojë kushte për jetë me dinjitet. Mes tjerash tu sigurojë, për shembull, orë për mësim të gjuhës që t’ua hap tregun e punës, që të mos jenë gjatë barrë për buxhetin e Maqedonisë.

Personat që nuk kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare dhe janë emigrantë dhe jo refugjatë lufte, duhet të kthehen në vendet nga kanë ardhur.

Për të gjithë këtë Maqedonia mund të kërkojë ndihmë financiare nga Komisioni Evropian.

Sipas të dhënave të MPB, nga 8 marsi i vitit 2016, që kur është mbyllur kufiri me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Serbisë, dhe nuk lejohet hyrje dhe dalje të emigrantëve nga ana e shërbimeve kufitare serbe në territorin e Republikës së Maqedonisë, në Qendrën e përkohshme tranzitore Tabanoc, janë vendosur 947 emigrantë të cilët nuk janë lejuar të hynë në Republikën e Serbisë. Nga Qendra e përkohshme tranzitore Tabanoc janë kthyer 180 emigrantë në Qendrën e përkohshme tranzitore Vinojug në Gjevgjeli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit