13.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Katër avionë grekë shkelën hapësirën ajrore turke

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Katër avionë F-16 të Greqisë e kanë shkelur hapësirën ajrore turke në jugperëndim të qytetit Antali për një minutë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se katër avionë F-16 të Greqisë, dje mes orës 13.19 dhe 15.15 në rajonin Kash i cili ndodhet në jugperëndim të Antalias shkelën hapësirën ajrore turke. Shkelja e hapësirës ajrore nga avionët grekë zgjati një minutë.

Me arritjen e 2 avionëve F-16 të Turqisë të cilët janë nisur nga qyteti veriperëndimor i vendit Balikesir avionët grekë i dhanë fund shkeljes ajrore turke.

Nga ana tjetër me 12 avionë F-16 u zhvilluan fluturime patrulluese përgjatë kufirit ndërmjet Turqisë dhe Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit