Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se vendi u sulmua nga dy dronë të nisur nga Irani, duke synuar infrastrukturën energjetike pa shkaktuar viktima.
Në një deklaratë në platformën amerikane të mediave sociale X, ministria tha se një dron goditi një rezervuar uji në një termocentral në Mesaieed, një qytet industrial në jug të Dohas.
Droni i dytë shënjestroi një strukturë energjetike në qytetin industrial Ras Laffan të operuar nga”Qatar Energy”, shtoi ajo.
Nuk u raportuan të lënduar. Ministria tha se autoritetet po vlerësojnë dëmet dhe do të lëshojë një deklaratë të detajuar më vonë.