20.4 C
Pristina
Thursday, June 20, 2024

Kastriot Dervishi: Serbët ndërtuan Shqipërinë e Enver Hoxhës

Më të lexuarat

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se 1.300 jugosllavë ardhur në Shqipëri u morën me organizimin e aparatit shtetëror e partiak.

Dervishi hedh dritë mbi një mbledhje të Byrosë në shtator të vitit 1948 në të cilin thuhet se deri në atë momente nga Shqipëria ishin larguar 900 jugosllavë pas konfliktit të rastësishëm të Stalinit me Titon. Historiani thekson se jugosllavët ishin të pranishëm në formatimin e Këshillit të Ministrave, ministrive, komiteteve ekzekutive, Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, gjykatave, prokurorisë, Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, forcave të armatosura, etj.

Statusi i plotë i Kastriot Dervishit

 

A e dini sa jugosllavë qëndronin në Shqipëri në kohën kur vendi ynë po bëhej gati të bashkohej me Jugosllavinë? Ishin plot 1.300 persona. Kjo e dhënë del nga mbledhja e Byrosë Politike të Partisë Komuniste Shqiptare e datës 15.7.1948, sipas së cilës, ishin larguar deri atë çast 900 persona (faksimile e mbledhjes, bashkëlidhur, cilësia lë për të dëshiruar). Gjatë këtyre viteve, jugosllavët e ardhur në Shqipëri u morën me organizimin e aparatit shtetëror e partiak. Ata ishin të pranishëm në formatimin e Këshillit të Ministrave, ministrive, komiteteve ekzekutive, Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, gjykatave, prokurorisë, Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, forcave të armatosura, etj. Organizuan e inspektuan “grupe armiqësore” në reformën agrare, tharjen e kënetës së Maliqit, hekurudha, etj. Një numër kaq i madh të huajsh për një kohë të shkurtër, nuk hasen në asnjë periudhë tjetër. Jugosllavët u larguan nga Shqipëria pas konfliktit të rastësishëm të Stalinit me Titon, duke mos përmbyllur dot bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavisë, të menduar në prill 1948.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit