11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Kasami: Pa zgjidhjen e kërkesave shqiptare, nuk ka Maqedoni. Ridefinimi nxjer Maqedoninë nga kriza

Më të lexuarat

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ne emisionin televiziv “ZigZag” i pyetur mbi gjendjen aktuale në Maqedoni, krizën politike dhe alternativat për dalje nga kjo gjendje është shprehur se të drejtat e shqiptarëve janë kyçe dhe se ridefinimi i paraparë nga Lëvizja BESA që para zgjedhjeve, vazhdojnë të mbeten menyrat e vetme për zgjidhjen e këtij ngërçi, transmeton InfoShqip.

“Po të ishte implementuar Ridefinimi ashtu siç e propozoi Lëvizja BESA në zgjedhjet e 11 dhjetorit do kishte rezultuar me zgjidhjen e problemit dhe jo me ngërç edhe më të thellë politik.”

I pyetur mbi qëndrimet e lëvizjes BESA dhe qëndrueshmërinë në deklaratat e saja Kasami u shpreh se gjithë deklaratat e Lëvizjes BESA kanë qene konsistente komform vendimeve të mara në organet e saja.

Sa i përket deklaratës së partive shqiptare Kasami u shpreh se ajo është produkt i partive shqiptare të Maqedonisë dhe është një listë e dështimeve të politikës shqiptare në Maqedoni për 25 vite.

Së fundmi, ai u shpreh se takimet e Besës me subjekte si VMRO-ja apo verzioni shqip i VMRO-së do jenë të rezervuara përderisa ato subjekte do përfaqësohen me këtë lidership dhe këto politika karshi shqiptarëve.

https://www.facebook.com/bilallkasami1/videos/1821500121447459/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit