15.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Karshillëk Turqisë: e majta suedeze, me flamurin kurd të PKK-së!

Më të lexuarat

Rebelizmi politik pas marrëveshjes së Stokholmit me Ankaranë

Kryeministrja e Suedisë dënoi aktin e deputetëve të majtë që u fotografuan me flamurin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), teksa Stokholmi përpiqet të bindë Turqinë që të anëtarësohet në NATO.

“PKK është në listën e organizatave terroriste, jo vetëm në Suedi, por edhe në BE, dhe të pozosh me këtë lloj flamuri është krejtësisht e papërshtatshme,” tha Magdalena Andersson në një intervistë për agjencinë suedeze të lajmeve TT.

Suedia dhe Finlanda nënshkruan të martën e kaluar një marrëveshje me Ankaranë për heqjen e vetos turke ndaj dy vendeve nordike që duan t’i bashkohen Aleancës.

Teksti i marrëveshjes konfirmon se Stokholmi dhe Helsinki e konsiderojnë PKK-në një organizatë terroriste dhe se dy vendet nordike zotohen të mos mbështesin grupe të ndryshme që Ankaraja i konsideron armiqësore, përfshirë lëvizjen e armatosur kurde YPG në Siri.

Suedia dhe Finlanda gjithashtu marrin përsipër të studiojnë “menjëherë dhe tërësisht” kërkesat turke për ekstradim.

Por marrëveshja ka ngjallur shqetësim në komunitetin e madh kurd të Suedisë dhe kritika nga partitë e majta suedeze, të cilat akuzojnë qeverinë se ka bërë shumë lëshime ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Aksioni i disa deputetëve të majtë u zhvillua dje, të martën, gjatë një jave të shkollave verore për partitë politike suedeze në ishullin Gotland, ku u panë duke pozuar me flamujt e PKK-së dhe YPG-së.

Armiqësore ndaj anëtarësimit në NATO, Partia e Majtë (ish-komuniste) mbështet gjithsësi qeverinë Anderson në Parlament, pa qenë anëtare e qeverisë.

Ndërkohë që Turqia i ka dhënë dritën jeshile fazës së parë të aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, parlamenti turk duhet ta ratifikojë këtë anëtarësim.

Ankaraja ka paralajmëruar se ky ratifikim do të varet nga respektimi i angazhimeve të marra nga Stokholmi dhe Helsinki.

Presidenti Erdogan tha javën e kaluar se Suedia kishte “premtuar” të ekstradonte 73 “terroristë” që jetojnë në tokën e saj dhe të kërkuar nga Ankaraja. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit