6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kanë filluar përgatitjet për investimin arab prej dy miliard dollarësh në portin e Durrësit

Më të lexuarat

Në Shqipëri kanë filluar përgatitjet intensive për realizimin e projekteve që do ta modernizojnë portin e Durrësit dhe ta bëjnë një atraksion për turist. Vlera e këtyre investimeve arrin në dy miliard dollar. Themeluesi dhe pronari i kompanisë investuese “EMAAR”, Mohamed Alabbar ka thënë se është tejet i kënaqur me bashkëpunimin që po ofrojnë autoritet lokale në Durrës dhe ato qendrore në Tiranë. Ai është zotuar se do të transformojë portin e Durrësit në një port turistik të ngjashëm me Dubai Marina. “Bashkëpunimit tim me qeverinë dua ti jap një vlerësim maksimal posaçërisht kryeministrit Edi Rama, që ka një entuziazëm e që më ftoi të vija. Unë punoj në shumë vende dhe mendoj se Edi Rama me ekipin e tij, janë në krye të listës time për entuziazmin, në të bërin e gjërave”, ka theksar biznesmeni i njohur, Mohamed Alabbar. Ai ka shtuar më tutje se është i mahnitur me bukuritë e jashtëzakonshme që ka Shqipëria dhe se është duke shqyrtuar e planifikuar investime edhe në zona tjera. “Përmeti është një vend ku është edhe zemra ime. Një vend shumë special. Jugu Shqipërisë ka lëvizur zemrën time. Ne po shikojmë disa vende atje dhe jam i sigurt se mund të bëjmë diçka të jashtëzakonshme, ka deklaruar mes tjerash biznesmeni Mohamed Alabbar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit