9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kandiq gjobitet për akuzat kundër Dikoviqit

Më të lexuarat

Një gjykatë në Beograd ka urdhëruar aktivisten serbe të të drejtave të njeriut, Natasha Kandiq, të paguajë 4,400 euro kompensim për shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq.

Qendra për të Drejtën Humanitare ka thënë se ish-kryetarja e saj, Kandiq, është gjobitur për shkelje të nderit dhe të dinjitetit të gjeneralit Dikoviq, duke thënë publikisht se ai ka pasur lidhje me krimet e kryera në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Kandiq ka kërkuar publikisht që Dikoviq, komandant i një njësie ushtarake në Kosovë gjatë luftës, të zëvendësohet.

Dikoviq ka mohuar pretendimet e Kandiqit dhe prokurorët serbë nuk kanë ngritur ndonjë akuzë kundër tij.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit