12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kamioni përplas për vdekje të riun që ishte duke ecur me biçikletë, pedagogu nxjerr videon dhe bën dedikimin prekës

Më të lexuarat

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu, në datën 11 prill. Lajmin e ka konfirmuar për “Panorama Online”, gazetarja Etleva Delia, e cila thotë se Reldi Guga, 23 vjeç, ka qenë duke ecur me biçikletë, pranë Uzinës Dinamo, në momentin që një kamion që po fuste materiale ndërtimi në pallatin brenda tregut dhe e ka përplasur.

 

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe pedagogu Erion Kristo, i cili ka publikuar edhe një video nga salla e leksionit ku merrte pjesë edhe Reldi Guga.

I riu ishte student në një universitet privat dhe në video dëgjohet teksa thotë se në Shqipëri nuk zbatohen ligjet.

“Po si na ike kështu, o Reldi? Po ishe në lule të moshës, o Reldi! Po vdiqe në aksident rrugor, kur nuk kishte as makina, o Reldi! Po lajmin për ty as nuk e dhanë, o Reldi! Po ti ishe studenti im i preferuar, o Reldi! Po ça na bëni kështu ooo njerëz? Po na shtypni! Ti e dije që këtu nuk zbatohen ligjet, o Reldi! Qofsh i parajsës, o Reldi! Shokët, miqtë, pedagogët nuk do të të harrojnë! Ngushëllime familjes!” shkruan profesor Kristo në postimin e tij.

https://www.facebook.com/erion.kristo.58/videos/1279831908888588

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit