6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kamëz/ Ushqente jetimët nga kazanët e mbeturinave, shqiptarët i dhurojnë një apartament të ri, surpriza që i priste!

Më të lexuarat

Të premten e kaluar “Shqiptarët për shqiptarët” përcollën historinë e Aida Dokles me katër fëmijët e saj jetimë në Kamzë.

Banesën nuk e ka të sigurt pasi nuk mundet ta paguajë ndërsa pak qindarka i nxjerr duke kërkuar shishe dhe kanaçe nëpër kazanët e mbeturinave. Aida nuk përfiton asnjë ndihmë ekonomike. Vajzën e madhe dhe djalin adoleshent i ka dërguar të jetojnë në Elbasan tek prindërit pasi nuk i mban dot me të ardhurat që ka. Vajza e vogël e Aidës vuan nga epilepsia, kur medikamentet i mbarojnë ajo kalon në kriza.

Aida nuk ka paguar qiranë e banesës prej tre muajsh, pronari i bën presion se do ta nxjerri në mes të katër rrugëve nëse ajo nuk paguan në kohë. Gazetares së emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Voltiza Duros i mbërrin një mesazh në celular. Aida i shkruan se pronari i banesës i ka lënë afat vetëm pak orë për të mbledhur orenditë dhe rrobat nga shtëpia.

Voltiza menjëherë njofton Fatma Naçin dhe Meri Bejlerin, bashkëshorten e Sidritit. Së bashku shkojnë tek banesa e Aidës e cila i ka bërë gati kutitë me rrobat gati. Aida i rrëfen me lot në sy Fatmes për jetën e vështirë, ku i duhet tu mbajë frymën gjallë të vegjëlve duke grumbulluar shishe e kanaçe. Çdo ditë është mbijetesë për të.

“Më ka lajmëruar pronari gjithë javën me ka telefonuar duke më thënë se janë bërë tre muaj qira dhe nuk do duronte dot. I thashë që shtëpia është e jotja. Dua që ti të jesh jashtë unë dua çelsat në dorë. Një fqinjë tha mund të më mbajë vetëm pak ditë vetëm për pak ditë.

Dy fëmijë unë i kam në Elbasan se nuk i mbaj dot jetojnë me prindërit. Unë pa vajzën e vogël nuk rri dot, ajo është sëmurë, nuk rri dot vetëm. Vajzës i del shkumë nga goja kur e kapin krizat. Kam tre vjet që i rris pa burrin i cili ka ndërruar jetë. Sot fqinjët më sollën disa sanduiçë për fëmijët, u gëzuan shumë. Dje shitëm ca bidonë fitova vetëm 60 lekë, e çfarë mund të bëjë unë me aq”,- i tha Aida Fatmës. Në shtëpinë e re, dhuratë e shqiptarëve i priste një surprizë Elvisi dhe Sidriti ishin miqtë e parë që uruan Aidën dhe fëmijët për banesën e re.“Fëmijët tashmë kanë kushte, kanë jetën e tyre si të moshatarëve ju keni kaluar shumë në jetë”,-i tha Elvisi Aidës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit