12.5 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Kais Saied në Bruksel: Ktheni pasuritë e grabitura të vendeve afrikane

Më të lexuarat

Presidenti i Tunizisë, Kais Saied, bëri thirrje të premten për riatdhesimin e pasurive të grabitura të vendeve afrikane.

Kais Saied, i cili mori pjesë në Samitin Bashkimi Evropian–Unioni Afrikan të mbajtur në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, bëri një deklaratë përpara gazetarëve.

“Riatdhesoni pasuritë e grabitura të vendeve afrikane. Pasuria dhe paratë e marra nga popujt afrikanë duhet të kthehen në vendet afrikane në këtë periudhë të kushteve të këqija”, tha ai, sipas një videoje të publikuar në llogaritë zyrtare të Presidencës së Tunizisë në rrjetet sociale.

Saied theksoi se duhet të trajtohen shkaqet e vërteta të përkeqësimit të kushteve sociale, ekonomike dhe politike në kontinentin afrikan.

“Qasja jonë është të vendosim marrëdhënie të reja ndërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Unionit Afrikan mbi bazën e ndershmërisë dhe barazisë. Është e paarsyeshme që vendet afrikane të vazhdojnë të trajtohen në të njëjtën mënyrë”, u shpreh presidenti tunizian mes të tjerash.

/trtshqip

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit