12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

KAIRO – KY QYTET QË MAHNIT

Më të lexuarat

Kairo – ky qytet i kulturës dhe i civilizimit. Kur e sheh vërtetë nuk të lenë ta shohësh vetëm me sy. Ai nxit së pari shpirtin, e mandej edhe mendjen. Ate më së shumti e kupton shpirti se sa syri dhe mendja. Fjala është e paaftë të shpjegojë ate. Mendja mund vetëm të mer ide aq sa ka mundësi tē thellohet në vlerat e tij. Ai më duket si një oqean i kulturave, civilizimeve, vlerave, besimeve, bindjeve që i ruan me përkushtimin më të madhë. Thonë edhe rrugët në Kairo janë mësim. Ashtu është.

Thonë edhe pluhuri atje është kulturë, edhe pasuria, edhe varfëria, edhe gjithçka janë pjesë përbërëse të kulturës së Kairos.
Atje sheh gjithçka: të bardhë e të zinjë, të varfur e të pasur, të ditur e të paditur, të lumtur e të gëzuar. Por mbi të gjitha sheh modelin e të jetuarit në një qytet që ushqen shpirtë, moral, paqe, tolerancë, bashkjetesë, dashuri, solidaretet, etj. Me shekuj aty kanë vepruar faraonët, pastaj edhe shqiptarët. Sa bukur tingllon kur të thërasin dhe komunikojnë me shprehjen “Ja Basha”. Dhe pyeta: E çka është kjo thirrje? Më thanë: ” Është fjalë respekti dhe sjelljes ndaj njerëzve, që ngrit vullnetin, dinjitetin, inspirimin, mençurinë, urtësinë. Emri “Basha” është sinonimi i reformatorit të madhë të Egjyptit modern Muhamed Ali Pasha, nga i cili rrjedh dinastija shqiptare që udhëhoqi me qindra vjet Egjyptin deri pas gjysmës së shekullit të kaluar me rrëzimin e mbrerit Faruk me çka përfundoi udhëheqja e kësaj dinastie, udhëheqje kjo që i dha kahje moderne Egjyptit duke e bërë vend të shkencës, kulturës, artit dhe vlerave të ndryshme njerëzore.
Ajo që më la përshtypje ēshtë “Radio Kairo” që emeton lajme dhe emisione në gjuhën shqipe, ndoshta në shikim të parë të duket diçka e vogël, mendoj se është një qendër e madhe për shqiptarët dhe një vlerë e madhe për kulturën shqiptare në përgjithësi. Ajo mban pērkujtimin e dinastisë udhëheqëse shqiptare, pastaj qëndrimit të rilindasēve të mirënjohur shqiptar, kuadrove teolegjike islame të vendit tonē, prej H. Bedri ef Hamidit, ish Kryetar i BFI, e deri në kohën e sodit. Sot këtë Radio e udhëheq një kuadër i mirënjohur nga Miletina e Tetovës Z. Shaban Rexhepi, ish i diplomuar i Medrsesë Isa Beu në Shkup dhe i diplomuar në Universitetin e Ez’herit dhe tani paraqet një personalitet të mirënjohur, mirë i përgatitur, i urtë, i zgjuar dhe aktivist i madhë që me përkushtim të thellë dhe profesionalizëm kryen detyrën e tij të gazetarit në Kairo, që na bēnë të rëndësishme t’i forcojmë lidhjet tona dhe bashkpunimin në shumë sfera
Bazë e kulturës dhe qendër e gjithçkajes në Kairo është Univetsiteti i Ez’herit, që themelohet në shekullin nëntë dhe njihet Universiteti më i vjetër në historinë njerëzore, tani me qindra mijë student nga e gjithë bota, pa dallim ngjyre, vendi, hapsire dhe besimi. Vërtetë vatër e shkencës dhe hulumtimit të Islamit. Më i vjetri në botë. Vatër që mësoi botën si të mësojē, si të hulumtojë, si të sillet e si të bashkjetojë.
Të kuptosh Kairon të duhet muaj e vite. Gjithçka në Kairo ka kuptimin e vet, andaj edhe domethënien e vet. Është qytet që të mahnit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit