15.3 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

“Ka mbetje që tregojnë se sulmi në Siri ishte me armë kimike”

Më të lexuarat

Recep Akdağ: “Ka mbetje që tregojnë se sulmi është kimik. Këto fakte që kemi nxjerrë jemi duke i mbledhur për t’i dërguar më pas në Organizatën OBSH”

ERZURUM (AA) – Ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdağ, ka deklaruar sot se 30 të plagosur dhe 2 persona të vdekur nga sulmi me armë kimike në Siri janë dërguar në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke shtuar se krahas të plagosurve në Turqi janë sjellë edhe 2 viktima nga ky sulm Akdağ shton: “Ka mbetje që tregojnë se sulmi është kimik. Këto fakte që kemi nxjerrë jemi duke i mbledhur për t’i dërguar më pas në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Njerëzimi nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj një veprimi të tillë.”

Ndërsa duke vënë në dukje se deri ditën e djeshme janë dërguar në spitalet e Turqisë 30 të plagosur, ai tha: “Ka një numër të madh të cilët nuk kanë mundur të vijnë tek ne. Qindra njerëz… Njerëz që kanë humbur jetën, të dëmtuar rëndë, etj.”

Ministri Akdağ ka thënë se nuk duhet të qëndrohet indiferent për zhvillimet në Siri dhe më pas ka shtuar: “Të gjitha shtetet e mëdha në botë, tashmë duhet t’i thonë stop kësaj gjëje. Është një masakër çnjerëzore kur një regjim mizor bombardon civilët, pa bërë dallim nëse ka fëmijë, gra, të moshuar, gra shtatzëna, apo të rinj, ndërsa edhe më keq kur ai sulmon me armë kimike civilët e pafajshëm. Dënoj në mënyrën më të fortë ata që janë bërë shkak për këtë. Jemi në 3 muajt e shenjtë dhe them që Krijuesi iu dhëntë atyre dënimin që meritojnë.”

Akdağ ka thënë se Turqia ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë çdo gjë që nevojitet për sirianët. “Nëse bëhet e mundur që të krijohet siguria, ne jemi të gatshëm të dërgojmë edhe personel mjekësor jashtë kufirit. Normalisht që çështja e sigurisë këtu është më e rëndësishmja. Pas këtyre sulmeve me armë kimike ka nevojë për një pastrim shumë serioz. Spitalet tona i kanë këto kapacitete dhe teknologji. Ne kemi edhe personel të mjaftueshëm si dhe veshje mbrojtëse ndaj rrezatimeve të tilla për personelin mjekësor. Kemi dërguar mjete të nevojshme edhe në spitale në brendësi të territorit.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit