Opozitarët kanë njoftuar se sot në mëngjes kanë kaluar në kundërsulm në rrethinat e Latakias, ndërkohë që regjimi i Esadit vazhdon me ndërprerje sulmet ndaj pikave të kontrolluara nga opozitarët.
Opozitarët sulmin e nisën nga pozicionet e tyre në Shillif (Şillif) dhe Kunsube (Künsübbe) dhe mësohet se kanë rrahur me zjarr artilerie shumë pozicione të regjimit.
Forcat e regjimit i janë kundërpërgjigjur sulmeve dhe nga rajoni vazhdojnë të vijnë lajme për luftime të ashpra.
Shpërthimet dhe të shtënat dëgjohen edhe në qytezën Jajlada (Yayladağ) të provincës turke Hataj (Hatay), afër kufirit me Sirinë.
