9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Jetojmë në një nga periudhat më të vështira për njerëzimin – Arben Desku

Më të lexuarat

Jetojmë në një nga periudhat më të vështira për njerëzimin. Gjithçka është në degradim e sipër, aq sa nuk ka mbetur gjë për tu çuditur apo njeri për t’i besuar. Koha po kalon aq shpejt dhe edhe më shpejt po ndryshojnë njerëzit. Sot mund të dëgjosh aq fjalë të bukura rreth principeve e moraleve nga një njeri dhe nesër e sheh që ka hequr dorë nga të gjitha ato, ashtu lehtë.

Përfitimi material është bërë synimi “madhështor” i të gjithëve. Të gjithë e arsyetojnë rëndjen pas letrave të quajtura para, si diçka jetike. E jetike nuk janë letrat po ndjenjat, afërsia dhe kujdesi për njëri-tjetrin, për njerëzit që i kemi afër. Vizita dhe bisedat konstruktive ku nuk përfshihet ku punon dhe sa fiton, ku nuk shikohen krevatet e shandanët e salloneve plot hijeshi, por fytyrat e buzëqeshura mikpritëse. Ku nuk zgjedh mikun e shokun në bazë të kapitalit material por kapitalit shpirtëror.

Pastaj dëshira e çmendur e njerëzve të duken si gjinia tjetër. Ku mashkulli kritikohet pse nuk rruan fytyrën, ndërsa femrat lëshojnë mustaqe e mjekërr. Ku “kombinimi” i veshjes bën burra dhe gra të duken të njejtë. Ku gruaja rregullohet për botën, por jo për burrin e saj. Ku meher është bërë qyteti dhe burrë ideal biznesmeni. Ku takat e larta të prishin këmbët, por janë në “trend”.

Kurvëria tani quhet “njohje”. Bixhozi “lojë”. Kamata “kredi”. Alkooli “pije freskuese”. Gënjeshtra e shpifja “informacion”. Ku puntorët e zekatit e sadakasë marrin rrogë nga zekati e sadakaja dhe quhen “humanist”. Ku kamera tërheq “donator”. Ku dhënësit e zekatit falënderohen e quhen “bëmirës” duke ditur që zekati nuk është bamirësi, por obligim i padiskutueshëm.

Kafshët keqtrajtohen dhe therren pa thënë “Bismilah”. Ku qumështi përzihet me ujë e gruri me thekër. Uji fëlliqet me elemente kimike. Pemët e perimet ndoten me pesticide. E njerëzit sëmuren e vdesin nga lloj-lloj sëmundjesh. Dhe jo vetëm sëmundjet, por edhe vrasjet janë bërë nga fenomenet më normale.

Dhe bota do ndryshoj edhe më tej. Ne do të bëhëmi edhe më të këqinj e të paskrupullt, përveç disave që do e refuzojnë ritmin e botës dhe do mundohen të jetojnë me ritmin e besimit në Zot. Këta do jenë ata “të çuditshmit”.

©️ Arben Desku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit