10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ja se çfarë mësimi i dha mësuesi nxënësve të tij!

Më të lexuarat

Kohë më parë, një mësues vendosi të takonte disa nga nxënësit e tij të mëparshëm për të mësuar se çfarë rrjedhe ka marrë jeta e tyre. Ai kishte kohë pa i takuar nxënësit të cilët tashmë ishin të rritur dhe mendoi se duhet t’i takonte për të folur për jetën.

Pasi përcaktuan takimin, datën dhe vendin, u mblodhën së bashku dhe nisën bisedën. Nxënësi i parë i tha mësuesit se jeta e tij nuk ishte e mirë, po haste vështirësi për t’u ngritur në pozitë në punën që bënte.

Ndërsa nxënësi i dytë tha se një miku i tij kishte blerë një makinë të mirë, ndërsa ai ndihej keq që nuk kishte të ardhura të blinte një makinë të tillë për vete.

Ndërsa në karrigen tjetër ishte ulur një vajzë, e cila u shpreh se dëshironte të ndiqte një master shkencor në administrim biznesi në mënyrë që njerëzit ta merrnin më seriozisht kur kërkonte punë, por nuk ia kishte dalë dot mbanë.

Pasi i dëgjoi profesori tha: “Dukeni të gjithë të stresuar. Si thoni sikur të bëjmë pak pushim, të marrim disa kafe dhe ta vazhdojmë diskutimin tonë?”.

Nxënësit ranë dakord dhe ai solli në tavolinë kafenë dhe disa filxhanë çaji. Disa filxhanë ishin të thjeshtë, ndërsa disa të tjerë më të bukur. Nxënësit zgjodhën tri filxhanët e mëdhenj dhe të bukur. Mësuesi e vuri re këtë gjë dhe ju tha:
“Ju të tre zgjodhët filxhanët më të bukur dhe më të shtrenjtë, duke i lënë mënjanë filxhanët e thjeshtë. Është normale për ju të kërkoni më të mirën për veten, si dhe zgjidhjen më të mirë për problemet dhe streset tuaja. Mirëpo, duhet të kuptonit diçka. Ju dëshironit kafenë, jo bukurinë e filxhanit dhe një filxhan i bukur nuk ia shton gjë shijen kafesë. Por vëmendja juaj u drejtua drejt bukurisë së jashtme, në vend të kuptimit të brendshëm.
Jeta është si një kafe. Puna, paratë dhe pozita jonë në shoqëri përfaqësohen nga filxhanët. Këto janë thjesht përbërës, tek të cilët ne bazohemi për të jetuar jetën tonë. Mirëpo cilësia e filxhanit nuk e ndryshon dhe as e përcakton cilësinë e jetës që ne jetojmë.
Ndonjëherë ne përqendrohemi kaq shumë tek puna, paratë dhe pozita jonë në shoqëri, saqë harrojmë se çfarë ka më tepër rëndësi: Harrojmë esencën, kafenë. Pra, harrojmë të jetojmë jetën. Duhet të mbajmë në mendje gjithmonë se njerëzit e suksesshëm jo gjithmonë janë të lumtur, por njerëzit e lumtur janë gjithmonë të suksesshëm.”

(Portali Shkollor)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit