12.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Izraelitët fanatikë sulmuan gazetaren arabe të “France 24” me sloganin “Vdekje arabëve”

Më të lexuarat

Grupi prej rreth 30 personash tentoi të pengonte transmetimin duke dalë para kamerës, ndërkohë që mes të rinjve dhe gazetares Awdeh pati një përleshje verbale

Një gazetare e “France 24” me bazë në Francë, u sulmua nga izraelitë fanatikë sepse fliste arabisht në vendin e sulmit me bombë që ndodhi në perëndim të Kudsit të mërkurën, më 23 nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ka ndodhur në ditën e dy sulmeve të veçanta me bomba në Kudsin Perëndimor. Izraelitët fanatikë sulmuan gazetaren Leyla Awdeh, e cila punon për televizionin France 24, sepse fliste arabisht teksa ajo transmetonte drejtpërdrejt në zonën Givat Shaul, një nga vendet ku u krye sulmi.

Grupi prej rreth 30 personash tentoi të pengonte transmetimin duke dalë para kamerës, ndërkohë që mes të rinjve dhe gazetares Awdeh pati një përleshje verbale. Disa njerëz në grup përdorën shprehje të tilla si “Vdekje arabëve”, “Arabët të shkojnë në Rusi”, “Ky është një shpërthim arab”.

Sipas lajmeve të publikuara në mediat ndërkombëtare, pas transmetimit të drejtpërdrejtë, hebrenjtë fanatikë që rrethuan ekipin “duke vazhduar fyerjet dhe duke shtuar sjelljen e tyre agresive”, i kanë bërtitur gazetares Awde: “Shko në Gaza”.

Në lajme thuhet se personat kanë goditur me grusht kameramanin e France 24 dhe kanë thyer trekëmbëshin e kamerës.

Leyla Awdeh u sulmua gjithashtu gjatë “Marshimit të Flamurit”, kur kolonët fanatikë hebrenj sulmuan palestinezët dhe anëtarët e shtypit në maj.

Policia izraelite njoftoi më 23 nëntor se sulme me bomba u kryen në dy stacione autobusësh në pika të veçanta në kryqëzimet Givat Shaul dhe Ramot të Kudsit Perëndimor, duke vrarë 1 izraelit dhe duke plagosur gjithsej 14 persona, 3 prej tyre në gjendje të rëndë.

Ndërsa askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet, autoritetet izraelite vendosën një ndalim transmetimi për hetimin.​​​​​​​

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit