Forcat izraelite goditën sot kryeqytetin iranian, Teheranin, gjatë marshimit të Ditës së Kudsit, raporton gazetari i Anadolu-s.
Shpërthime të vogla ndodhën pranë sheshit “Valiasr” të Teheranit, ku turma po merrte pjesë në marshimin vjetor të Ditës së Kudsit, me re tymi që ngrihej në qiell më pas.
Sulmet erdhën pasi ushtria izraelite u kishte kërkuar më parë banorëve të zonave të ndryshme në Teheran dhe Qazwin të evakuoheshin para sulmeve të planifikuara.