15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Izraeli rrënon shtëpinë e familjes palestineze në Jerusalem

Më të lexuarat

Ekipet e komunës së Jerusalemit të lidhur me Izraelin rrënuan një shtëpi të palestinezëve në Jerusalemin Lindor, i cili ndodhet nën pushtim

JERUSALEM (AA) – Ekipet e komunës së Jerusalemit të lidhur me Izraelin rrënuan një shtëpi të palestinezëve në Jerusalemin Lindor, i cili ndodhet nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e shoqëruara nga policia izraelite kanë ardhur në rajonin Bejt Hanina, ku kanë rrënuar shtëpinë e sapopërfunduar të familjes Subejh me arsye se “është e palicencuar (pa leje)”.

Pronari i shtëpisë Ebu Ahmed Subejh, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se komuna e Jerusalemit e lidhur me Izraelin po zhvillon një politikë të qëllimshme shkatërruese kundër palestinezëve.

Duke vënë në dukje se për një kohë të gjatë po përpiqet për ta ndërtuar shtëpinë e tij, Subejh tha se “Në këtë proces në asnjë mënyrë nuk kam marrë ndonjë paralajmërim nga komuna. Mirëpo, kur kam ardhur në fazën e përfundimit të shtëpisë, atëherë ekipet e komunës erdhën për ta rrënuar shtëpinë time”.

Ai theksoi se tani po përballen me forcat izraelite të cilat nuk po e respektojnë asnjë ligj, duke shtuar se “Ne po ballafaqohemi me një fuqi mafioze”.

Sipas Qendrës së Hulumtimit dhe të Dokumentimit Abdullah El-Havrani, e lidhur me Organizatën e Shpëtimit të Palestinës, zyrtarët izraelitë vitin e kaluar kanë rrënuar 488 shtëpi dhe 535 objekte të përdorura me qëllime të ndryshme.

Zyrtarët izraelitë kërcënojnë palestinezët me rrënimin e mijëra shtëpive me arsye se “ato janë të palicencuara”. Ndërkohë, palestinezët theksojnë se komuna e lidhur me Izraelin i shmanget dhënies së licencave për ta dhe se kjo nuk ka asnjë bazë ligjore. Sipas palestinezëve kjo është “Pjesë e politikës së Izraelit për të frikësuar dhe shndërruar në hebrenjë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit