10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Izraeli planifikon rritjen e numrit të kolonëve hebrenj në Luginën e Jordanit

Më të lexuarat

Ministria e Punëve Publike dhe Strehimit e Izraelit është zbuluar se ka planifikuar rritjen e numrit të kolonëve hebrenj që jetojnë në rajonin e Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e gazetës ‘Israel HaYom’ thuhet se pas miratimit të buxhetit të vitit 2021 në parlament, qeverisë izraelite do t‘i paraqitet plani për kolonët hebrenj në Luginën e Jordanit.

Në lajm theksohet se për zbatimin e planit në fjalë do të ndahet një buxhet prej rreth 28 milionë dollarësh dhe se qeveria izraelite do të zgjerojë njësitë e vendbanimeve hebreje që janë të pranishme në rajon.

Pritet që buxheti i vitit 2021 i Izraelit të paraqitet në parlament në muajin nëntor.

Lugina e Jordanit emërohet si territor prej 1.6 milion dynym mes Jordanisë dhe Bregut Perëndimor. Në Luginën e Jordanit, e cila përbën 30 për qind të Bregut Perëndimor, jetojnë rreth 65 mijë palestinezë dhe rreth 13 mijë kolonë hebrenj që banojnë në 38 njësi vendbanimesh të paligjshme. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit