10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Izraeli planifikon ndërtime të reja në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Izraeli po planifikon të ndërtojë 1.355 shtëpi të reja banimi në Bregun Perëndimor të okupuar, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet izraelite publikuan më 24 tetor, tenderët për ndërtimin e shtëpive të reja në një sërë vendbanimesh në Bregun Perëndimor, në tokat e të cilit palestinezët synojnë të kenë shtetin e tyre të ardhshëm.

Në luftën gjashtë ditore të vitit 1967, Izraeli e pushtoi territorin e Bregun Perëndimor.

Gjithashtu pritet që në ditët e ardhshme një komitet qeveritar izraelit të diskutojë propozimet për ndërtimin e rreth 3.000 njësive të reja të vendbanimeve.

Ministri i Strehimit në Izrael, Zeev Elkin, që i takon partisë së krahut të djathtë Shpresa e Re, tha se “forcimi i pranisë hebreje në Bregun Perëndimor ishte thelbësor për vizionin e vendit të tij”.

Por, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim me vendimin e Izraelit.

Më 23 tetor, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se hapa të tillë mund të rrisin tensionet dhe të dëmtojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje.

Ministria e Punëve të Jashtme e palestinezëve tha se planet e vendbanimeve të Izraelit mund të kenë një “ndikim katastrofik në mundësitë për të arritur paqe në bazë të zgjidhjes me dy shtete dhe në përpjekjet rajonale, të SHBA-së dhe ndërkombëtare për të ndërtuar besimin midis izraelitëve dhe palestinezëve”.

Bisedimet e mbështetura nga SHBA-ja mes Izraelit dhe palestinezëve u ndërprenë në vitin 2014.

Shumica e vendeve i konsiderojnë vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor si të paligjshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit