15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

“”Izraeli ka përdorur forcë vdekjeprurëse kundër palestinezëve”

Më të lexuarat

Agjencia e Ndihmave për Refugjatët Palestinezë pranë OKB-së (UNRWA), njoftoi se izraeli ka përdorur “forcë vdekjeprurëse” kundër palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga UNRWA është theksuar se “kjo organizatë dënon vrasjen dhe plagosjen e palestinezëve nga ushtarët izraelitë. Sipas ligjeve ndërkombëtare, gjatë zbatimit të ligjeve dhe gjatë mosmarrëveshjeve ka kufizime për përdorimin e forcës vdekjeprurëse dhe të armëve të zjarrit”.

Në deklaratën ku theksohet se “Izraeli ka përdorur forcë vdekjeprurëse kundër palestinezëve. Jemi të shqetësuar për humbjet e rënda të jetëve të civilëve dhe të përshkallëzimit të situatës” ndër të tjera vihet në dukje se përdorimi i armëve të zjarrit me qëllim vdekjeprurës mund të përdoren vetëm kur janë ezauruar alternativat e tjera dhe për të ofruar sigurinë e jetës.

Në lidhje me pretendimet për shkeljet ndërkombëtare në ngjarjet e ndodhura në Izrael dhe Palestinë në deklaratë është kërkuar hetimi i plotë, efektiv dhe gjithëpërfshirës.

Në deklaratë ndër të tjera është theksuar se përshkallëzimi i dhunës i cili ndikon tek civilët në Palestinë dhe Izrael mund të shmanget vetëm me një “politikë të fortë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit