12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

“Ishte gjallë kur ia ngulën gozhdat në kokë”

Më të lexuarat

Këto pamje shokuese janë bërë në morg në Filipine.

Ato tregojnë brutalitetin e realitetit në atë vend, që kur presidenti Rodrigo Duterte shpalli luftën ndaj drogës.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë gati varrimet.

“Me trupat e vdekur u furnizoj unë”.

Që prej korrikut, policia ka vrarë mbi 2 mijë të dyshuar për trafik droge.

Ndërkohë 3 mijë vrasje të tjera janë duke u hetuar, pasi mendohet se janë vrasje ekstragjyqësore.

Presidenti është përballur me thirrje që të ndëshkohen oficerët e policisë që nuk veprojnë sipas ligjit.

Madje edhe agjencitë e funeraleve thonë se vrasjet po dalin jashtë kontrollit.

Drejtuesi i një agjencie funerale thotë se ai dhe kolegët e tij mbledhin rreth 5 trupa çdo natë.

47-vjeçari tha se në një rast hoqi tre gozhda nga kafka e një të dyshuari për trafik droge.

“Kjo nuk duhet të ndodhë, ata janë njerëz, jo kafshë”.

“Mendoj se ai ishte gjallë kur ia ngulën gozhdat. E lidhën, ia mbyllën gojën dhe më pas i ngulën gozhdat. Duhet të ketë qenë e tmerrshme, më vjen keq për të”.

Në një rast ai shkoi të marrë trupin e një personi që ishte vrarë pasi thuhej se ishte drogë.

Por motra e tij thotë se kjo nuk është e vërtetë. Ai kishte qenë përdorues droge dhe tani po e merrte veten.

Duterte ka thënë vazhdimisht se policia nuk po kryen vrasje pa gjyq, por në shtator u shpreh se do ishte i lumtur nëse do vriste tre milionë drogaxhinjtë e vendit.

Agjencitë funerale thonë se shpesh familjet e viktimave nuk mund të paguajnë për varrimin, ndaj ata bëjnë shpesh ulje.

Shumë trupa varrosen pa emër, pasi familjet ose nuk e dinë, ose nuk duan të lidhen me tregtinë e drogës.

1-47 3-45 4-48 6-41

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit