Ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri janë shpallur fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV.
Fajtorë janë shpallur edhe aktori Armond Morina dhe producenti Nehat Fejza.
Gjykata megjithatë i ka dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 1 viti.
Morina gjithashtu është obligohet t’i kthej MKRS-së 100 mijë euro, ndërsa Nehat Fejza 188 mijë euro. MKRS është palë e dëmtuar në këtë proces, i cili ishte kthyer në rigjykim nga Apeli.
