Ish-komandantët izraelitë kërkojnë nga Trump të ndërpresë luftën në Gaza

Më të lexuarat

Grupi “Komandantët për Sigurinë e Izraelit”, që përfaqëson më shumë se 550 ish-oficerë të lartë të ushtrisë dhe agjencive të inteligjencës izraelite, i ka shkruar presidentit Trump gjatë vizitës së tij në rajon.

Në letrën e dërguar, ata i kërkojnë Trumpit të përdorë ndikimin e tij për të “rikthyer të gjitha pengjet” dhe për të “ndalur luftën” në Gaza.

Komandantët theksojnë se duhet të “përfundojë vdekja dhe vuajtjet e të pafajshmëve”, të nisë një “mëngjes pa Hamas për Rripin e Gazës” dhe të hapë rrugën për një koalicion rajonal sigurie që përfshin Izraelin.

Sipas tyre, ky qëndrim pasqyron mendimin e shumicës së qytetarëve izraelitë, të cilët konsiderojnë se objektivat ‘e ligjshme’ për të ndalur “brutalitetin e Hamasit” pas 7 tetorit tashmë janë realizuar.

Grupi paralajmëron se vazhdimi i luftës dhe politika e aneksimit në Betevë Perëndimore rrezikon stabilitetin në rajon dhe jetën e pengjeve izraelite. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit