20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Irlanda ndërton xhaminë dhe qendrën islame ndër më të mëdhat në Evropë (Foto)

Më të lexuarat

Në Dublin të Irlandës, këtë vit, fillon ndërtimi i xhamisë më të madhe në vend e cila do të kushtojë rreth 40 milionë euro

Xhamia do të ndërtohet në periferi të Clomgriffinit, në veri të Dublinit.

Vitin e kaluar muslimanëve në Dublin u është dhënë leje nga qeveria e qytetit që të ndërtojnë xhaminë në tre etazhe, me shumë objekte mbështetëse.

Xhamia me dy minare do të jetë në gjendje të akomodoj rreth 3,000 besimtarë. Në kuadër të kompleksit të xhamisë do të përfshihen hapësira për lutje, qendra kulturore, zyrat, libraria, biblioteka, mortorja, kopshti për fëmijë, salla me 600 vende, qendra sportive dhe banesat për banimi.

I gjithë kompleksi i planifikuar në kuadër të xhamisë do të ketë 5 573 metra katrorë.

Në Irlandë tashmë ekzistojnë disa qendra islame, duke përfshirë edhe një nga më të mëdhatë në Clonskeargh në Dublin.

Gjatë 30 viteve të ardhshme, autoritetet irlandeze parashikojnë që Islami të bëhet religjioni i dytë më e madhe në Irlandë për shkak të rritje së madhe të muslimanëve në këtë vend, por edhe nga emigracioni i madh.

Sipas regjistrimit nga viti1991 numri i muslimanëve ishte vetëm 0.1 për qind, në popullsinë e përgjithshme të Irlandës, ndërsa në vitin 2011, numri i tyre është shtuar për 1.1 për qind, apo 49.204 muslimanë në popullsinë e përgjithshme të vendit. Në këtë vend ka rreth 84 për qind katolikë.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve irlandeze në vitin 2020 numri i muslimanëve në këtë vend do të jetë rreth 100.000./igj/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit