12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Format i dialogut Kosovë – Serbi do të ndryshojë

Më të lexuarat

Pas formimit të qeverisë në Serbi do të pasojë një format i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, i cili është edhe drejtor menaxhues në Shërbimin Evropian të Veprimit me Jashtë për Rusi, Fqinjësi me Lindjen dhe Ballkanin Perëndimor.

Lajcak megjithatë, nuk ka zbuluar detaje të këtij koncepti, por ka komentuar se diçka duhet të ndryshojë, në mënyrë që dialogu të jetë efektiv. Ai i ka bërë këto komente për të përditshmen e Beogradit, “Vecernje Novosti”, transmeton Koha.net. Vazhdimi i dialogut me Kosovën është një nga kushtet që Bashkimi Evropian ia ka vënë Serbisë, para se t’ia caktojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim. Serbia ka marrë tashmë statusin e kandidates për në BE, dhe një nga kriteret e plotësuara ka qene dialogu me Kosovën i zhvilluar në Bruskel, nën ndërmjetësimin e BE-së. Kosova, si shpërblim për këtë dialog, ka marrë studimin e fizibilitetit. Dialogu aktualisht është pezulluar për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi. Ndryshe, në 9 raunde negociatash në Bruksel, janë arritur 7 marrëveshje, zbatimi i të cilave edhe më tej lë shumë për të dëshiruar, me palët që fajësojnë njëra-tjetrën për ngecjen e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit