Një zyrtar i afërt me investitorët e Projektit të Brezovicës ka thënë në kushte anonimiteti se ka rrezik që disa liderë partiak të jenë subjekt i gjykimit në Gjykatën Speciale, dhe risku politik është i madh.
Në projektin “Brezovica” sipas burimit janë parë shenja shqetësimi tek konsorciumi francez.
Investimi 400 milionësh nuk është i sigurt sipas burimeve të Kosova Sot.
Investitorët i ka kapur frika se vendi shumë shpejt mund të destabilizohet nga protestat dhe për pasojë ata po hezitojnë që të rrezikojnë paratë e tyre. Krejt kjo sipas tyre vjen për shkak të krijimit të Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, që do të gjykojë ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët i ka akuzuar raportuesi i KE-së, Dick Marty për krime lufte.
Sipas analistit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi formimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ketë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në biznes, por formimii saj nxit trazira dhe rebelim, atëherë ky është edhe problemi. /kohaislame