9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Intervistë me Besnik Ramën, Inxhinier i çertifikuar nga Microsoft

Më të lexuarat

Kemi dëgjuar që ju keni një biznes për zhvillimin e webfaqeve dhe keni punësuar shumë të rinjë, si e keni filluar këtë biznes dhe nga ka lind ideja për një biznes të tillë?

Biznesin e kam fillur në vitin 2008 ku kam qenë i vetmi i punësuar, dhe kam filluar me programe për financa dhe restaurante, pastaj kam vazhduar me uebfaqe dhe aplikacione mobile. Ndërsa sot vazhdojmë me disa produkte, ku ndër to është më e njohura Trioclicks, përmes së cilës klienti pavarësishtë njohurive të punës me kompjuter ka mundësi të krijoj dhe menaxhoj uebsajtin e tij. Sot kompania jonë numëron 20 punëtor, dhe gjithmon jemi në rritje ku si synim deri në fund të vitit 2017 e kemi që të punësojmë edhe se paku 100 punëtor. Disa nga produktet tona mund ti gjeni ne www.besplay.com.

Si arritet të merni një çertifikat nga Microsoft pasi që dihet që ka shumë pak të çertifikuar në këtë fushë?

Inxhinier i çertifikuar i Microsoft jam nga viti 2005, ndërsa mundësia për tu çertifikuar është, së pari duhet regjistruar në Microsoft (online), përzgjedh fushën në të cilën dëshironi të çertifikoheni, ndjekni ligjeratat, mësoni, dhe në fund përmes një kompanie e cila ka të drejtë të mbaj provime online ku i tërë procesi monitorohet nga Microsoft. Duhet theksuar që për këtë çertifikim duhet me të vërtet angazhim dhe punë e madhe.

Nga punëtoret që punojn në kompaninë tuaj kemi kuptuar që ti ke një strategji interesante të udhëheqjës së biznesit p.sh. shumë prej tyre tregojnë që mund të punojnë kur ata ndjehen mirë dhe jo nën presion, mund të dalin kur do që dëshirojnë, nuk ka rregulla strikte?

Rregulli i parë në Besplay që duhet ta pranojë secili është që këtu nuk ka shef, ka hierarki të përgjegjësive, mirëpo shefi nuk ekziston. Unë besoj që presioni nuk i bën mirë askujt, e aq më pak një punëtori i cili duhet të punoj në punë dhe të jap më të mirën për projektin në të cilin është i përfshirë. Më mirë është që ti japësh kohë dhe të kesh raporte të mira me secilin prej tyre, pasi që pastaj kjo kthehet në rezultat maksimal nga ana e tyre, se sa te krijosh panikë dhe presion tek punëtoret të cilët pastaj nuk do jenë më vetëvetja mirëpo do punoj presioni.

Njëkohësisht në zyret tuaja ka edhe lojëra argëtuese – cili është qëllimi i tyre dhe sa e çmojne të rinjët këtë mënyrë të punës?

Qasja në zyre dhe raporti në mes të gjithëve duhet të jetë familjar, kjo është edhe qëllimi kryesor dhe i vetëm i këtyre lojrave. Këtu kemi lojra të ndryshme, dhe secili është i lirë të luaj apo të shiqoj TV kur do që ai dëshiron pavarësishtë a është mbrenda kohës së orarit të punës apo jashtë tij. Tek ne nuk ka asnjë rregull strikte që njihet në pothuajse të gjitha kompanitë tjera, siç janë: orari, koha e pauzës, etj. tek ne secili mund të vije kur të doj, mund të dal kur të doj dhe po ashtu mund ta ketë kohën dhe kohëzgjatjen e pauzës sipas dëshirës.

Po ashtu jeni një ndër kompanitë të cilët jeni shumë të përgjegjshëm ndaj shtetit, cili është mesazhi për kompanitë e tjera të cilat tregojnë papergjegjshmëri?

Secili punëtor i joni është i regjistruar dhe paguajmë tatim dhe të gjitha pagesat tjera nga dita e parë që ai vi tek ne. Asgjë nuk ka mundësi të funksionoj pa të ardhura, dhe nëse dëshirojmë që ky shteti jonë i vogël dhe shumë i ri të funksionoj atëherë duhet ti paguajmë me përgjegjësi të plotë secilin nga tatimet e përcaktuara. Sa i përket porosisë për të tjerët, unë besoj që secili i cili ka një kompani sa do e vogël apo e madhe qoftë ajo, e din shumë mirë që pa të ardhura asnjë kompani nuk mund të funksionoj, e si do të funksionoj shteti nëse ne nuk i kryejmë këto pagesa dhe nuk i krijojmë të ardhura?

Cili është vizioni i kompanisë tuaj?

Vizioni është shumë i gjërë, dhe na pret punë e madhe dhe kohe që ta realizojmë vizionin tonë, mirëpo vizioni afat shkurtër nëse mund ta quaj ashtu, është që të krijojmë një ekosistem të qëndrueshëm dhe të bëhemi një shpresë për të rinjët e Mitrovicës dhe të Kosovës që edhe këtu ka mundësi të punohet, të zhvillohesh e pse jo edhe të pasurohesh në mënyrë të rregullt ligjore.

Si do ia arrini të gjitha këto synime që keni?

Së bashku me ekipin i cili është i mrekullueshëm punojmë nga 12-14 orë, dhe kjo është formula e vetme si të arrihet çka do. Së pari duhet ti kalojmë barierat e limiteve kohore të punës, secili në vetën e tij, dhe kur këto bariera më nuk ekzistojnë atëherë cili do vizion është i mundur dhe i arritshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit