9.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Infeksionet virusale shtojnë rrezikun nga astma

Më të lexuarat

Infeksionet virusale tek të sapolindurit dobësojnë një pjesë të sistemit të imunitetit dhe nisin rrezikun e shfaqjes së astmës më vonë gjatë jetës, kanë konstatuar shkencëtarët amerikanë.

Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën profesioale Nature Medicine në eksperimentet në minj shkencëtarët kanë treguar që infektimi me virusin respirator sincitik (Respiratory syncytial virus – RSV) shkatërron aftësinë e qelizave të imunitetit për të luftuar me inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes, transmeton BBC.
Zbulimi i tyre mund të ndihmojë gjetjen e metodës për parandalimin e astmës, sëmundjes në të cilën, si përgjigje ndaj grimcave nga ajri që irritojnë, vjen deri te ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, krijimit të sforcuar të këlbazës dhe ndryshimeve inflamatore.
Shkencëtarët nga fakulteti i mjekësisë në Universitetin Pittsburgh kanë dëshmuar në minj që virusi dëmton aftësinë e pjesës së caktuar të sistemit të imunitetit të quajtura qeliza rregullatore T për të qetësuar inflamacionin.
Tek personat me astmë, grimcat të cilat normalisht gjenden në ajër, mund të shkaktojnë përgjigje të papërshtatshme inflamatore.
“Infeksioni me RSV çon deri te humbja e plotë e funksionit supresiv të qelizave T dhe më pas minjtë zhvillojnë simptomat e ngjashme me astmën”, kanë shpjeguar autorët e hulumtimit. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit