✨Imami në namazin e teravisë lexoi Suren Hud. Kur mbërriti tek ajeti:
📖 “O biri im, hip me ne…” ai qau me dënesë aq sa qau dhe të tjerët…
✨Me të vërtetë, të qarat e imamit nga ajeti erdhën si pasojë e të qarit të Nuhut alejhi selam për djalin e tij, dhe kjo është përftuar nga mënyra e shqiptimit të ajetit, për të cilin dijetarët, duke u bazuar në shkencën e texhvidit, kanë thënë:
El Guneh në idgamin e shkronjës (me shkronjën “M”) tregon dëshpërimin e zërit të babait me zemër të butë në thirrjen e tij të fundit për të birin.
👉🏻Mendo dhe medito❗
✨Prodhuesi i anijes, njëkohësisht edhe kapiteni i saj, arriti që të ketë sukses në bindjen e shumë njerëzve që të hipin në anije për të shpëtuar nga mbytja e sigurtë, por nuk mundi të bënte dot bindjen e djalit të tij.
Profeti Nuh (alejhi selam) ndërtoi mjetin e vetëm shpëtues, të cilin e përdorën shumë prej njerëzve, por djali i tij nuk e përdori!
🌺Morali:
✨Mund të garantosh shumë mjete për fëmijët e tu, ama nuk mundesh të garantosh udhëzimin e tyre.
🤲🏻O Allahu ynë! Udhëzoji, ruaji fëmijët tanë dhe jepu sukses në atë që Ti e do dhe je i kënaqur prej saj!
Përktheu: Alban Bullari
