16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Iku nga uria në Kore Veriore për të vdekur pa ushqim në Jugun e prosperuar

Më të lexuarat

Ishte mjaftueshëm i trishtueshëm fakti që kufomat e Han Sung-ok dhe të birit të saj gjashtëvjeçar u gjetën në banesën e tyre me qira mujore prej 74 dollarësh në Seul gjatë korrikut, plot dy muaj pasi të kishin vdekur. Por rasti rroku ballinat dhe ditarët e lajmeve në mbarë vendin pasi që u mësua se Han (42) ishte një dezertore nga Koreja Veriore që kishte ikur nga uria në vendlindjen e saj, dhe se të dy kishin vdekur të vetëm dhe në varfëri të skajshme në njërin prej qyteteve më të pasura të Azisë.

Kufomat e tyre ishin aq të dekompozuara sa që nuk mund të përcaktohej shkaku i vdekjes, kanë thënë autoritetet. Ama disa nga mediet koreanojugore raportuan se ata vdiqën nga uria dhe zyrtarët nuk i kontestuan këto raporte. Kanali televiziv që e plasoi lajmin muajin e shkuar, citoi një zyrtar anonim policor të ketë thënë se për vdekjen e tyre nuk kishte ndonjë shpjegim tjetër, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e NYT.

Në shpërfillje dhe izolim

Vdekja e tyre shërbeu si një rikujtues i tmerrshëm i vështirësive me të cilat përballën shumë koreanoveriorë në Jug, teksa mundohen dhe ndonjëherë dështojnë që ta realizojnë kapërcimin në një jetë të re. Qëkur lajmi u bë i ditur, me mijëra qytetarë e vizituan qendrën e vajtimit të ndërtuar për Hanin dhe të birin e saj, Kim Dong-jin, në qendër të Seulit, duke vendosur krizantema të bardha përpara portreteve të tyre.

Vizitorët më të pikëlluar ishin koreanoveriorët e tjerë dhe mbështetësit e tyre, të cilët mbërritën me qindra nga çdo cep i botës të shtunën për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës dhe të birit. Duke folur pasi që një folës i përlotur kërkoi falje për mosmbrojtjen e tyre nga paragjykimi, indiferenca dhe izolimi, të cilat thonë t’i përjetojnë shumë koreanoveriorë në Jug.

“Ende po e kam të vështirë ta kuptoj këtë: Ajo iku nga uria në Kore të Veriut vetëm sa për të vdekur nga mungesa e ushqimit në zemër të Koresë Jugore, ku ka aq shumë ushqim sa që hyrja në dietë është bërë trendi më i madh”, ka thënë Hao Kwang-il, shefe e një organizate të dezertorëve koreanoveriorë.

Fare pak gjëra dihen për jetën e Hanit në cilëndo anë të dy Koreve. Ama ajo duket të jetë bërë përherë më e izoluar dhe e zhgënjyer gjatë muajve të fundit të jetës, ndonëse ndihma për të dhe të birin e saj nuk ishin më larg vetëm disa qindra metra, në një zyrë qeveritare të lagjes.

Le të jetë ky lajm si rikujtim për të shtrirë dorën te ata që kanë nevojë. Sa më shumë që mëshirojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin, aq më shumë na mëshiron dhe ndihmon Allahu, siç ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: “Mëshirojini ata që janë në tokë ashtu që t`u mëshirojë Ai që është mbi qiej” dhe ka thënë: “Allahu e ndihmon robin e Tij për sa kohë që robi është në ndihmë të vëllait të tij” dhe ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: O biri i Ademit, jep ashtu që të të jepet” (Transmeton Buhariu 8/265 dhe Muslimi nr 993).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit