14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

I pari që përdori algoritmin ishte një dijetar musliman

Më të lexuarat

Termi algoritëm konsiderohet të ketë ardhur nga emri i dijetarit islam, matematikanit arab Abu Jafar al-Khwarizmi, i cili jetoi në vitet 780-850 në Bagdad. Ai ishte një matematikan që shkroi për numrat indo-arab dhe nga punimi i tij shkencor”Hisab al-jabr wal-muriabala”, ka prejardhjen termi algjebër.

Al-Khwarizmi, përkthyer në latinisht si -Algoritmi” ose -Algaurizin”, ishte matematikan, astronom dhe gjeograf. Ai jetoi gjatë perandorisë Abaside (Kalifati Abasid, ishte kalifati i tretë islam që pasoi Profetin Muhamed) dhe ishte dijetar, studiues dhe shkencëtar në “Shtëpinë e diturisë/, (Dar al-Hikma), në Bagdad. Në shekullin XII, përkthimet e punës së tij në latinishte për numrat indian prezantuan sistemin numerik pozicional decimal në botën perëndimore. Libri i tij ‘Përmbledhje e llogarive me kompletim dhe balansim” prezantoi zgjidhjen e parë sistematike të ekuacioneve lineare dhe kuadratike. Ai konsiderohej si zbuluesi origjinal i algjebrës, edhe pse tani dihet se puna e tij bazohej në burime më të vjetra indiane dhe të Greqisë antike.

Edhe fjalët e mbetura prej punimeve të tij flasin për kontributin e tij në matematikë. Fjala algjebër, që rrjedh prej fjalës “al-jabr”, ishte njëri prej dy operacioneve që ai përdori për të zgjidhur ekuacionet kuadratike. Po ashtu, termi “Algorism” dhe -Algorithm”, buron prej formës latine të emrit të tij. Punimi i tij në latinisht ishte quajtur ‘Algoritmi de numero indorum”.

Në hyrje të librit tij, ai kishte shkruar “Dashuria për shkencë… dashamirësia dhe përfillja të cilën Zoti e tregon për të diturit, ajo përpikmëri me të cilën ai i mbron dhe përkrah ata në sqarimin e paqartësive dhe eleminimin e vështirësive, më ka inkurajuar që të përpiloj një punim të shkurtër për llogaritjen me “al-jabr” dhe “al-muqabala”, duke u kufizuar në atë që është më e lehta dhe më e dobishmja në aritmetikë.”

(al-jabr do të thotë “kthim, restaurim”, duke iu referuar procesit të largimit të pjesës së zbritur në anën tjetër të ekuacionit. Al-muqabala është “krahasimi” dhe i referohet zbritjes/thjeshtimit të vlerave të njëjta në të dy anët e ekuacionit).

Kur programojmë në kompjuter, ne në përgjithësi implementojmë metodën që është zbuluar më parë, nga një dijetar musliman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit