7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hungaria bllokoi ndihmën e re ushtarake të BE-së për Ukrainën

Më të lexuarat

Hungaria nuk ka miratuar pagesën e radhës të ndihmës ushtarake për Ukrainën në kuadër të Facilitetit Evropian të Paqes (EPF), njoftoi të martën zyra e zëdhënësit të qeverisë.

EPF, i themeluar në vitin 2021, është një instrument ekstrabuxhetor që synon forcimin e aftësisë së Bashkimit Evropian për të parandaluar konfliktet, për të ndërtuar paqen dhe të forcojë sigurinë ndërkombëtare.

“Hungaria nuk pajtohet me faktin se Bashkimi Evropian, së bashku me mjetet e tjera ekzistuese, shfrytëzon EPF-në vetëm për Ukrainën sepse nuk lejon kanalizimin e fondeve të mjaftueshme për të promovuar interesat e BE-së në fusha të tjera”, tha zyra e zëdhënësit të qeverisë hungareze në një përgjigje për reuters.

Zonat e tjera ku mund të përdoren fondet thuhet se përfshijnë Ballkanin ose Afrikën e Veriut.

“Është thelbësore që qeveria hungareze t’i sqarojë këto çështje dhe për këtë arsye nuk miratoi pagesën e këstit të radhës nga EPF”, shtoi zyra e zëdhënësit.

Deri më tani, BE ka siguruar një total prej rreth 3.6 miliardë euro ndihme ushtarake për Ukrainën në kuadër të EPF-së.

Hungaria, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka refuzuar të dërgojë çdo pajisje ushtarake për Ukrainën, e cila u pushtua nga forcat ruse në shkurt të vitit 2022.

Hungaria gjithashtu ka kritikuar vazhdimisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë, të cilat gjithashtu duhet të miratohen unanimisht nga të 27 vendet e BE-së, por në fund ajo mbështeti të gjitha masat e dakorduara deri më tani. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit